20 Prill 2024

Thaçi vizitoi ekipin ligjor të Departamentit Amerikan

Washington, 24 korrik - Sot, para nisjes për t’u kthyer në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi ekipin ligjor të Departamentit të Shtetit dhe i falënderoi ata në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe punën kolosale në prezantimin e rastit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi theksoi: \"Dje fitoi drejtësia. Dua t\'ju falenderoj në emër të qeverisë dhe popullit tim për një prezantim dinjitoz dhe bindës të argumenteve për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës\".

Nga ana e tij, përfaqësuesi ligjor i Departamentit të Shtetit, z. Harold Hongju Koh shprehu kënaqësinë për përmbylljen me sukses të procesit në GJND në favor të drejtësisë dhe argumenteve të ofruara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)