20 Prill 2024

Thaçi takon Kermabon

Prishtinë, 17 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim të rregullt shefin e Misionit të EULEX-it, Iv de Kermabon, që shoqërohej nga udhëheqësi i Komponentit së Drejtësisë në këtë mision, Alberto Perduca, i cili këto ditë përfundon misionin në e tij në kuadër të EULEX-it.

Kryeministri Thaçi me këtë rast falënderoi z.Perduca për punën e tij në kuadër të angazhimeve në misionin e EULEX-it.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe EULEX-it dhe e falënderoj z. Alberto Perduca për kontributin e tij personal, veçanërisht për punën e tij me zëvendës Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë” – theksoi Kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, udhëheqësi i deritanishëm i Komponentit të Drejtësisë në kuadër të misionit të EULEX-it, Alberto Perduca, falënderoi kryeministrin Thaçi për angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend.

Z.Perduca theksoi se Komponenti i Drejtësisë i EULEX-it dhe institucionet e Kosovës kanë raporte shumë konstruktive.

“Dua të falënderoj kryeministrin Thaçi për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për sundimin e rendit dhe ligjit. Ndryshimet e vërteta dhe përmirësimet afatgjata mund të arrihen vetëm përmes vazhdimit të punës sonë të përbashkët në këtë fushë” – u shpreh z.Alberto Perduca.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)