19 Prill 2024

Thaçi: Raportet me SHBA-të do t’i ruajmë si "sytë e ballit"

Prishtinë, 13 korrik - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha të mërkurën se Qeveria e Kosovës ka raporte të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto raporte, sipas Thaçit, duhet të ruhen si “sytë e ballit”.

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit, i pyetur rreth deklarimeve të ambasadorit Christopher Dell, i cili kishte thënë se kryeparlamentari Krasniqi po i sfidon miqtë e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit nuk ka dashur t’i komentoj deklaratën e Krasniqit se Qeveria e Kosovës mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretimin për heqjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njoftoi Telegrafi.

Sipas Thaçit pushtetet janë të ndara dhe Qeveria nuk e ka ndërmend të përzihet në punët e legjislativit.

Ndërkohë, kryeministri ka folur për takimin që ka pasur me veteranët grevistë të UÇK-së. Ai tha se iu ka premtuar veteranëve grevistë të UÇK-Së se shumë shpejtë Ligjit për vlerat e luftës do të procedohet në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)