28 Mars 2024

Thaçi priti shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

Prishtinë, 2 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për përfundimin e suksesshëm në harmonizimin e qëndrimeve për miratimin e Projektligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave Civile të Luftës dhe Familjeve të tyre.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se ky Ligj i ka munguar shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye edhe ka munguar përkujdesja ligjore dhe institucionale ndaj kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Shoqëria jonë është obliguese ndaj këtyre kategorive, që janë meritorë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, - u shpreh kryeministri Thaçi.

“Ky është një projektligji i munguar për Kosovën, për Qeverinë e Kosovës, për këto kategori të dala nga lufta. Ky projektligj është tanimë i harmonizuar plotësisht dhe në përputhshmëri me standardet edhe përvojën e vendeve të tjera të cilat kanë kaluar nëpër periudha të këtilla”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Procesi i hartimit të Projektligjit ka qenë i përcjell me konsulta të vazhdueshme me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe me pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejt ë në hartimin e tij, - tha Thaçi.

“Qëllimi i këtij Projektligji është përcaktimi i statusit dhe përkrahja financiare përmes pensioneve edhe beneficioneve të qarta për kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të cilat me sakrificën dhe kontributin e tyre ishin faktor vendimtarë për lirinë dhe çlirimin e vendit”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Me një nen të veçantë, Projektligji i  jep Adem Jasharit statusin e Komandantit Legjendar të UÇK-së. Krahas Komandantit Legjendar, Projektligji njeh statusin e veçantë Familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, në që rast kjo familje do të përfitojë të drejta dhe benificione të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte tjera që do të nxjerr Qeveria e Kosovës, - njoftoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë shprehur falënderimin e tyre për kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për angazhimin dhe punën në rregullimin e përkujdesjes institucionale dhe ligjore për kategoritë e dala nga lufta. Ata janë shprehur të kënaqur me trajtimin të cilin ua garanton ky ligj, dhe shprehin dëshirën për aprovimin dhe zbatimin e tij sa më të shpejt.

Projektligji është vlerësuar adekuat, profesional, në harmoni të plotë edhe me opinionet - mendimet e shoqatave të dala nga lufta. Njëkohësisht ky Projektligj ju përgjigjet kushteve, rrethanave, realitetit në Kosovë por edhe mundësive buxhetore të Republikës së Kosovës.

Projektligji do të miratohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Ligji pritet të fillojë të implementohet, i plotë, nga 1 janari i viti të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)