19 Prill 2024

Thaçi: Prezenca e Gentilinit ndihmesë në raportet e Kosovës me BE

Prishtinë, 12 maj - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të  BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka premtuar mbështetjen dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të punojmë së bashku për të ardhmen demokratike shumetnike dhe evropiane të Kosovës dhe sipas standardeve evropiane, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë , marrëdhënieve të mira me vendet e rajonit si parakusht për integrime evropiane”, theksoi Thaçi , duke shtuar se Kosova është në rrugë të mbarë , është duke zbatuar obligimet ndërkombëtare dhe se prezenca e Gentilini do të jetë lehtësuese në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian .

“Ky është takimi ynë i parë por ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë në të ardhmen në të gjitha fushat me interes për Kosovën”, theksoi kryeministri Thaçi.

Ndërsa Fernando Gentilini u shpreh i kënaqur që është rikthyer në Kosovë sepse ai edhe më parë kishte punuar në Kosovë dhe premtoi se do të ndihmojë vendin tonë në perspektivën evropiane.

“Mendoj se ka shumë gjëra që mund të bëhen. Puna ime është që të përgatis një prani afatgjate të BE-së  në Kosovë. Do të punojmë me institucionet Kosovës , në mënyrë që Kosova të përafrohet me BE-në”, theksoi z. Gentilini.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)