19 Prill 2024

Thaçi: Populli i Kosovës nderon dhe respekton NATO-në

Prishtinë, 26 mars - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot komandantin suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropë të NATO-s, admiralin Xhejms Stavridis.

Kryeministri Hashim Thaçi ka njohur admiralin Xhejms Stavridis për zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërtojë bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësorë me NATO-n.

Komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë, admirali Stavridis ka shprehur mbështetjen e NATO-s për Kosovën, ngritjen e sigurisë në vend dhe angazhimin në ndërtimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar ndjenjën e veçantë të popullit të Kosovës për NATO-n dhe për KFOR-in që nga viti 1999. Kjo ndjenjë e respektit do të vazhdoj të thellohet edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)