23 Prill 2024

Thaçi ofron mbështetje për komunat

Prishtinë, 27 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen edhe më shumë në procesin e riatdhesimit të qytetarëve të kthyer.

Ai tha se ky është kryeprioritet për Qeverinë dhe institucionet për procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri mori pjesë në fillimin e “Javës së Komunave” të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që sivjet shënon 10 vjetorin e themelimit.

Thaçi ka ofruar mbështetjen për komunat që të bëjnë përparime në këtë proces. Në këtë aktivitet të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili sivjet po shënon 10 vjetorin e themelimit, pos kryetarëve të komunave kanë marrë pjesë edhe drejtues të asociacioneve evropiane të pushtetit lokal. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Keith Whitmore, vlerësoi bashkëpunimin me AKK-në e cila është anëtare vëzhguese e Kongresit, ndërsa vlerësoi rëndësinë e gjithë-përfshirjes në procesin e qeverisjes lokale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli, pasi ka folur për të arriturat e Asociacionit në këto 10 vite tha se objektiv kryesor i AKK mbetet që edhe në të ardhmen të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të komunave

Thaçi ka ofruar mbështetjen për komunat që të bëjnë përparime në këtë proces. Në këtë aktivitet të Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili sivjet po shënon 10 vjetorin e themelimit, pos kryetarëve të komunave kanë marrë pjesë edhe drejtues të asociacioneve evropiane të pushtetit lokal. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Keith Whitmore, vlerësoi bashkëpunimin me AKK-në e cila është anëtare vëzhguese e Kongresit, ndërsa vlerësoi rëndësinë e gjithë-përfshirjes në procesin e qeverisjes lokale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli, pasi ka folur për të arriturat e Asociacionit në këto 10 vite tha se objektiv kryesor i AKK mbetet që edhe në të ardhmen të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të komunave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)