18 Prill 2024

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje as de fakto, as de jure të Kosovës,

Prishtinë, 17 gusht  -Kryeministri Hashim Thaçi, ka drejtuar mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën është miratuar Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore.


Qeveria ka miratuar edhe Vendimin e Këshillit Ekonomik-Social për përcaktimin e pagës minimale në Kosovë për vitin 2011, që do te jetë 170 euro për të punësuarit me moshë mbi 35 vjet dhe 130 euro për të punësuarit me moshë nën 35 vjet.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për dy shtetet, Guineja Konakry dhe Nigeri, që dje e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se njohjet janë duke vazhduar konform intensitet të punës që po bëjmë edhe ne. Në mënyrë të veçantë ka shprehur falënderimin për zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli dhe për kontributin e tij personal për njohjet dhe turneun lobues që është duke zhvilluar në Afrikë.

Duke vlerësuar vizitën e zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, kryeministri Thaçi ka theksuar se takimi i zhvilluar me të ka qenë informues, ku janë shkëmbyer ide për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Në takim kam prezantuar qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për veriun e Kosovës, për raportet e shkëlqyeshme të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it dhe raportet me EULEX-in”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Në takim me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker është konkluduar se institucionet e Republikës së Kosovës, bazuar edhe në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dokumentin e Presidentit Ahtisarit, por edhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës, kanë marrë vendim të drejtë, legjitim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe është një angazhim për vendosjen e sundimit të ligjit. “Gjithashtu ishte konkludim i përbashkët se nuk ka status quo dhe kthim në gjendjen e para 25 korrikut”, ka thënë kryeministri Thaçi dhe ka theksuar se “nuk do të ketë tolerim ndaj të keqes, do të kemi zero tolerancë ndaj strukturave kriminale edhe në veri të Mitrovicës”.

“Ne do të vazhdojmë me agjendën tonë për krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës, dhe në kuadër të kësaj si Qeveri e Republikës së Kosovës edhe njëherë falënderojmë dhe shprehim mbështetjen më të madhe KFOR-in, dhe ne duam një EULEX të suksesshëm, sepse ata janë të ftuar prej organeve legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës. Suksesi i EULEX-it nuk varet vetëm nga deklaratat tona por bashkëpunimi në gjithë territorin e Kosovës dhe do të punojmë me gjithë mekanizmat qeveritarë që edhe EULEX të shtrijë autoritetin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, është biseduar edhe për bashkëpunim rajonal edhe për vazhdimin e dialogut për çështje praktike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. “Por gjithçka duhet të jetë shumë e qartë. Çështja e dialogut është çështje për krijimin e kushteve normale, demokratike në bashkëpunimi mesa dy vendeve, ndërsa rregullimin e brendshëm në Republikën e Kosovës e vendosim ne, institucionet legale në përputhshmëri me kushtetutën, ligjet tona dhe me dokumentin Ahtisari” – ka thënë z. Thaçi.

“Qëndrimi i Republikës së Kosovës, është edhe vullnet i popullit të Kosovës dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nuk do të ketë ndarje as de fakto as de jure të Kosovës. Nuk do të ketë status special apo të veçantë brenda Republikës së Kosovës. Prandaj debatet në këtë temë janë të kota, madje tema krejt të panevojshme dhe të dëmshme për përpjekjet tona për të normalizuar gjendjen në veri” ka thënë kryeministri Thaçi.

Në agjendën evropiane të Kosovës, do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht me Brukselin, në mënyrë që Kosova të ketë marrëdhënie kontraktuare me Bashkimin Evropian, të ketë agjendën më të qartë nga Brukseli për udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe të marrëdhënieve tregtare. Ne do t’i kryejmë obligimet tona të brendshme që të arrijmë standardet dhe vlerat në ndërtimin e Kosovës si shtet të mundësive të mëdha, demokratike dhe multietnike, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të kabinetit qeveritar.

Në mbledhje është miratuar Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës me të cilin përcaktohet organizimi, bashkëpunimin ndërinstitucional, kompetencat, përgjegjësitë dhe funksionalizimi i Qeverisë. Qeveria ka aprovuar gjithashtu edhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Vendimi i Këshillit Ekonomik-Social për caktimin e pagës minimale në Kosovë për vitin 2011, ka marr dritën e gjelbër nga Qeveria. Paga minimale në Kosovë, për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare, do të jetë 170 euro. Të punësuarit e moshës nën 35 vjet do të kenë pagën minimale në vlerë prej 130 euro.

Qeveria ka vendosur që të bëjë kompensimin e mbetur për transportin humanitar për banorët

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)