24 Prill 2024

Thaçi nuk brengoet nga publikimi i raportit të Wikileaksit

Prishtinë, 14 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është brengosur nga publikimi i raportit të “Wikileaksit”, i cili para pak ditësh e zbuloi faktin se ai u kishte thënë diplomatëve amerikanë që “i frikësohet ndikimit të Sali Berishës në Kosovë”.

Thotë se raportet me homologun nga Tirana si ato personale, ashtu edhe institucionale i ka të shkëlqyera. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, shefi i Qeverisë nuk shqetësohet se “Wikileaks” mund të zbulojë kabllo të tjera diplomatike, të cilat e implikojnë atë në lidhjet e kontratave për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, apo në dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës.

I pari i Ekzekutivit mohon që më 2 korrik të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes palës vendëse dhe asaj serbe. Krejt çka ka dalë nga takimet katërmujore të palëve, sipas tij, janë konkluzionet e Robert Cooperit. Megjithatë, ai e pranon se palët kanë marrë zotimet për t’i respektuar pikat e atyre konkluzioneve.

Ndryshe nga kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili ka vlerësuar se pala kosovare ka hequr dorë nga disa prej elementeve të shtetësisë, Thaçi shprehet i bindur se asnjëra nga konkluzionet e Cooperit nuk e prekin sovranitetin e Kosovës. Pavarësisht dallimeve në qëndrime, Thaçi thotë të ketë raporte shumë të mira me Krasniqin dhe se ka raste kur takohet me të tri- katër herë në ditë.

Kryeministri është shprehur i gatshëm që të kërkojë sqarimin e imunitetit të deputetëve te Gjykata Kushtetuese nëse një gjë të tillë ia obligon Kuvendi i Kosovës. Në të kundërtën, thotë se nuk i përzihet Kuvendit në vendimet e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)