16 Tetor 2021

Thaçi: Ndarja e Kosovës ndryshon kufijtë në Ballkan

Prishtinë, 6 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se ndarja e Kosovës do ta hapte çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan, dhe prandaj askush nuk është i interesuar për hapjen e kësaj çështjeje.

“Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht, dhe Kosova me këto kufij do të integrohet në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi për agjencinë Beta.

Ai ka thënë se gjendja e sigurisë është stabile dhe ndër sfidat më të rëndësishme është integrimi i pjesës veriore dhe zbatimi i ligjit në këtë pjesë të vendit.

“Serbët e Kosovës do t’i realizojnë të drejtat e tyre në mënyrën më afirmative në kuadër të respektimit të plotë të integritetit territorial të Kosovës, të forcimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe respektimit të plotë të planit të Ahtisarit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova është e gatshme që të bisedojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kurrë nuk do të pranojë të bisedojë për statusin e Kosovës. “Mund të bisedojmë si dy shtete të pavarura për çështjet konkrete në interes të dy vendeve” tha Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2021

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:00)