28 Mars 2024

Thaçi morri premtime për njohje të reja për shtetin e Kosovës

Prishtinë, 10 maj - Në vazhdën e takimeve në Konferencën Ndërkombëtare për Vendet në Zhvillim, organizuar nga OKB-ja, që po mbahet në Stamboll, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi takime me liderë pjesëmarrës në këtë konferencë.

Kryeministri Thaçi u takua me kryetarin e Turqisë, Abdullah Gül, sekretarin Gjeneral të Asamblesë së Përgjithshme, Joseph Deiss, me sekretarin Gjeneral të Unionit Afrikan Mohamed Ibn Chambas, udhëheqësin e  St. Vincente dhe Grenadines, Frederick Ballantyne, kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Adolphe Muzito  dhe me kryeministrin e Taxhikistanit Oqil Oqilov.

Në këto takime kryeministri Thaçi i njoftoi për progresin e arritur në Kosovë, për stabilitetin që ka krijuar shteti i ri i Kosovës dhe për nevojën e njohjeve të mëtutjeshme nga qeveri dhe vende  anëtare të OKB-së.

Në të gjitha takimet kryeministri Thaçi kërkoi që qeveritë përkatëse ta njohin Republikën e Kosovës. Nga shumica prej liderëve me të cilët u zhvilluan takimet u dhanë premtime se në të ardhmen do të shqyrtohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)