19 Prill 2024

Thaçi: komunitetet fetare, model për tolerancë ndërfetare

Prishtinë, 13 gusht -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar  Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe ka përgëzuar myftiun Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

“Vizita ime është vizitë urimi dhe përgëzimi për muajin e shenjtë të agjërimit në këtë muaj të shenjtë të mirësisë, solidaritetit, pastrimit të shpirtit, të mirëkuptimit, të afrimit të njerëzve, të respektimit të së kaluarës dhe mendimeve për të ardhmen” – theksoi kryeministri Thaçi.

Thaçi ka falënderuar Bashkësinë Islame, si dhe gjitha komunitetet tjera fetare për tolerancën që kanë krijuar në Republikën e Kosovës, që është model për rajonin dhe më gjerë. Prandaj, do të vazhdojmë të jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë, - ka shtuar Thaçi.

Më tutje kryeministri Thaçi me myftiun Tërnava ka biseduar për suksesin historik të Republikës së Kosovës në GJND, për njohje të reja.  Kryeministri ka shpreh besimin se myftiu, dhe Bashkësia Islame do të japin kontributin e tyre të rëndësishëm edhe për përgatitjen e shtetit të Kosovës për asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet në muajin shtator.

Ndërkaq, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka vlerësuar lartë përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës në raport me Bashkësinë Islame.

Tërnava ka thënë se BIK-u edhe në të kaluarën ka dhënë kontributin e saj për shtimin e njohjeve të reja për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur, ndërkaq ka shtuar se mendimi pozitiv i GJND-së do të shtojë edhe më shumë këto angazhime. Ai ka deklaruar se tash më ka marrë premtime për njohje të reja nga drejtues të Konferencës Islamike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)