01 Gusht 2021

Thaçi ftohet në Slloveni si kryeministër i Kosovës

Prishtinë, 3 mars – Kryeministri Hashim Thaçi ka marr ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet me 20 mars në Bërdo të Sllovenisë.


Ftesa e publikuar sot nga kabineti i kryeministrit Thaci është e nënshkruar nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe në të zotit Thaci i drejtohen si: shkëlqesia e tij kryeministër i Kosovës. Mediat serbe kanë raportuar paraprakisht se Kosova në këtë takim do marr pjesë me mbishkrimin UNMIK-Kosovo.


Ndërkohë, dje, Presidenca e Kosovës, kishte reaguar ndaj paralajmërimeve të disa mediave serbe se, udhëheqësit kosovar kanë pranuar të udhëtojnë në konferencën në Bërdo me logon UNMIK/Kosovo. 


Zyra për informim e Presidncës ka reaguar duke sqaruar se Presidenti Sejdiu do të udhëtojë në Bërdo vetëm si President i Republikës së Kosovës dhe nën asnjë kusht tjetër. Zyrtarisht, sot, kryeministri Thaçi, ka pranuar ftesën nga nikoqirët e kësaj konference si Kryeministër i Kosovës dhe jo nën logon UNMIK/Kosovo, siç kanë paralajmëruar dje mediat serbe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)