31 Korrik 2021

Thaçi e Pacolli mbështesin sulmet kundër forcave të Gaddafit

Prishtinë, 20 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbështet sulimin e forcave ajrore të shteteve të Perëndimit mbi caqet ushtarake të forcave të diktatorit Gadaf, duke i konsideruar si intervenime me karakter human, paqësor, në mbrojtje të popullsisë civile që kërkon largimin e tij, lirinë dhe demokracinë e shoqërisë së Libisë

Hashim Thaçi Kryeministër i Republikës së Kosovës ka thënë së Qeveria e  Republikës së Kosovës mbëshet intervenimin ushtarak të forcave ajrore të disa nga shtetet e NATO-s mbi caqet ushtarake te diktatorit Gadaf në Libi, dhe këto sulme i konsideron si akte në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut e më gjerë.

"Intervenimi mbi pozicionet e diktatorit Gadaf është akt human në mbrojtje të popullatës civile libiane, e cila kërkon largimin e diktatorit, liri, demokraci dhe prosperitet për popullin e Libisë", ka theksuar Thaçi.

Kosova sipas tij e ka të provuar rëndësinë e intervenimeve të natyrës së tillë në vitin 1999, kur Aleanca Veriatlantike me sukses udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe, duke u përmbyllur me sukses çlirimi i Kosovës, por edhe  rënia e diktatorit serb, Milosheviq.

Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës solidarizohet me shtetet që mbështetin intervenimin ajror në Libi, përgëzon Këshillin e Sigurimit për dhënien e së drejtës për intervenim dhe konsideron se ky veprim është i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm.

"Qeveria e Kosovës mbështet përpjekjet e popullit libian që të fitojë lirinë dhe të demokratizohet, duke u bërë vend i rëndësishëm i botës arabe dhe shembull i vlerave të demokracisë."

Edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli përkrah intervenimin ushtarak të disa vendeve anëtare të NATO-s kundër ushtrisë së diktatorit Gadafi, e cila me javë të tëra ka terrorizuar popullin e vet.

Sulmi i forcave të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake të ushtrisë së Libisë sipas tij është një akt humanitar, në mbrojtje të popullit të Libisë, kërkesat e të cilit për liri, demokraci dhe prosperitet kanë gjetur përgjigjen e dhunshme të ushtrisë së udhëhequr nga diktatori Gadafi.
 
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duke dhënë lejen për intervenim në këtë rast, ka ndërmarrë një hap të drejtë dhe të domosdoshëm, në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Libisë.

"Shfaqim shpresën se këto sulme do ta detyrojnë Gadafin të ndalë sulmet ndaj popullit të tij dhe të largohet nga pushteti, duke i mundësuar popullit libian që të zgjedhë në mënyrë të lirë udhëheqjen e vet", ka theksuar presidenti Pacolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)