19 Prill 2024

Thaçi e Feith diskutojnë për luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 31 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë dhe efektive, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për tema tjera me interes.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e qeverisë me ICO-në dhe me EULEX-in, kryeministri Thaçi theksoi se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare vetëm sa do të thellohet, në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike.

Nga ana e tij, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith gjatë takimit me kryeministrin Hashim Thaçi u shpreh për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe të gjitha institucionet kosovare, duke vlerësuar se në këtë frymë të punës së përbashkët, Republika e Kosovës do arrijë t’i përmbushë të gjitha sfidat që dalin para saj, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)