24 Prill 2024

Thaçi: Bisedimet me Serbinë, detyrim ndërkombëtar

Prishtinë, 14 korrik - Në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar mesditën e sotme në Kosovë, kryeminstri Hashim Thaçi ka folur për diskutimet Kosovë - Serbi, duke i konsideruar obligim ndërkombëtar të qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, ky obigim rrjedhë nga rezoluta e OKB. Po ashtu kryeministri kosovar informoi se dialogu është i mbështetur nga të gjitha vendet dhe kjo mbështetje atij i është përmendur edhe gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë botëror.

“Dialogu është i mbështetur nga SHBA ku së bashku me BE janë mbështetës të kësaj marrëveshje. Është obligim kushtetues për të gjetur e zbatuar zgjidhje për çdo cështje të hapur me fqinjët”, u shpreh ai.

Kryeministri Thaçi deklaroi se dialogu do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes dhe se qeveria e Kosovës do ë vijojë me përgjegjësinë më të larë të kryejë obligimet e veta.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është e qartë si kurrë ndonjëherë më parë. Kjo më është konfirmuar edhe nga baroneshja Ashton. Perspektiva euroatlantike më është konfirmuar edhe nga Zv/i shtetit, nga zoti Bërns në Dubrovnik. Ky proces ka mbështetjen e plotë të të gjithë vendeve. Edhe Serbia do të ketë perspektivën evropiane, por asaj i është bërë e qartë që nuk mund të pengojë rrugën e Kosovës drejt BE. Seria nuk do të bëhet pjesë e BE pa pranuar pavarësinë e Kosovës”, nënvizoi ndër të tjera ai.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ka nisur mesditën e sotme me kërkesë të partive opozitare. Gjatë zhvillimit të saj, po diskutohet për marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit më 2 korrik. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i quajti të pakuptimta deklaratat e kryeministrit Thaçi se nuk bëhet fjalë për marrëveshje por për konkluza.

Ai propozoi që në fund të debatit të votohet për ndërprerjen e dialogut Prishtinë-Beograd, deri të harmonizimit të një platforme të përbashkët për dialogun. Ai po ashtu nuk e la pa përmendur anashkalimin e Kuvendit për këtë çështje. Seanca e jashtëzakonshme u thirr pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve të mbledhura nga tri partitë opozitare LDK, AAK dhe Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)