20 Prill 2024

Thaçi: Bashkëpunimi me Malin e Zi ka një rëndësi të posaçme

Prishtinë, 22 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ministrin për mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe pakicave në Republikën e Malit të Zi, Ferat Dinosha.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për pozitën e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takim theksoi rëndësinë e thellimit të raportetve të gjithanshme mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas njohjes që Mali i Zi i ka bërë shtetit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në angazhimet e saj për thellimin e bashkëpunimit rajonal, me të gjithë fqinjët e Republikës së Kosovës, në funksion të paqes, të zhvillimit dhe të integrimit – tha Thaçi dhe shtoi se për Qeverinë e Kosovës raportet me Malin e Zi kanë një rëndësi të posaçme në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Kryeministri Hashim Thaçi në takimin me Dinosha vlerësoi lartë rolin e shqiptarëve në kuadër të shoqërisë dhe institucioneve të Malit të Zi dhe theksoi se përfaqësimi i shqiptarëve në këto institucione është i rëndësishëm për funksionimin demokratik të tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)