19 Prill 2024

Tërheqja e rezolutës, ndryshim i politikës së Serbisë ndaj Kosovës

Prishtinë, 14 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një ligjëratë të mbajtur sot para studentëve dhe profesorëve të Universitetit Amerikan të Kosovës  ka thënë se në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pasoj edhe një fitore tjetër e cila i dha edhe vulën politike verdiktit legal të GJND-së.

"Sot lirisht mund të themi se bota, institucionet më të larta botërore e kanë legalizuar në aspektin juridik dhe politik shtetin tonë të pavarur dhe sovran", ka deklaruar Thaçi.

Me këtë rezolutë sipas tij OKB ka lëvizur pozitivisht në raport me qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe ju ka hapur rrugë edhe vendimeve tjera që do ta njohin subjektivitetin tonë shtetëror dhe kombëtarë.

Me tërheqjen e draft rezolutës së saj fillestare nga ana e shtetit serb, dhe me përpilimin e rezolutës së re nga Bashkimi Evropian dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  sipas kryeministrit Thaçi Serbia ka pranuar realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe në rajon.

Po ashtu sipas tij ky është hapi i parë i ndryshimit të kursit të politikës së Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit.

"Shpresoj  se politikën e konfrontimit dhe dhunës do ta zëvendësoj ajo e bashkëpunimit dhe paqes. Duke pranuar një rezolutë që njeh dhe respekton vullnetin tonë dhe mendimin e GJND-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, dhe secili shtet veç e veç kanë dhënë një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin dhe politikën e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë", ka theksuar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)