24 Prill 2024

Të premten mbahet seanca mbi ecurinë e procesit të dialogut me Serbinë

Prishtinë, 8 qershor - Të premten Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar.

Seanca e të premtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetje parlamentare.

Pikë e radhës e rendit të ditës do të jetë diskutimi mbi ecurinë e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e propozim-vendimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

Debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ndërkaq, do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 qershor 2021.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia konstituoi Forumin për Transparencë Parlamentare për Legjislaturën VIII të Kuvendit, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)