20 Prill 2024

Të premten Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë, 15 dhjetor - Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, u mblodh sot Kryesia e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën e 46 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në orën 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Paraprakisht, në orën 10:00, Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Republikës së  Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në të njëjtën ditë do të shqyrtohen edhe pikat e mbetura nga seanca e kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)