19 Mars 2024

Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Prishtinë, 17 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të parën për këtë sesion, përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Kështu, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 20 janar 2022, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat, si dhe të shqyrtohen çështje të tjera të përcaktuara në rend të ditës.   

Seanca do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Në vazhdim të seancës, deputetët do të debatojnë lidhur me ngritjen e çmimeve.

Pas debatit, Kuvendi do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve.

Fillimisht, pritet të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar më tej me shqyrtimin e dytë të tri projektligjeve: Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar.

Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Pas përfundimit të kësaj seance, do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)