24 Prill 2024

Të arriturat dhe dështimet në 100 ditshin e Qeverisë “Thaçi 2”

Prishtinë, 1 qershor - Megjithëse njëqind-ditshi i Qeverisë “Thaçi 2” është karakterizuar me disa ngjarje pozitive, gjatë kësaj periudhe sipas Lëvizjes Fol, Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, të cilat kanë akuzuar drejtues të lartë shtetëror për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Revista prestigjioze “Foreign Policy” sipas Fol shkoi deri në pikën që e konsideronte Kosovën si “vend i udhëhequr nga banditët”.

Si zhvillime pozitive i konsiderojmë vendimet e disa ministrive që t’i hapin zyrat e prokurimit për monitorim nga Shoqëria Civile si dhe strategjinë e saj legjislative për hartimin dhe ndryshimin e disa ligjeve të rëndësishme në luftimin e korrupsionit, si ai për mbrojtjen e raportuesve të korrupsionit, ndryshimi i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, ai për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë, etj.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe me miratimin e Ligjit për Gjykatat dhe Prokurorinë Shtetit, gjyqësori ka pasur një vëmendje më të madhe, duke përfshirë ngritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe fillimi i ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë.

Në anën tjetër sa i përket dështimeve të Qeverisë “Thaçi 2” sipas Fol janë disa duke filluar nga krijimi i “super” qeverisë, me gjashtë zv. kryeministra, nëntëmbëdhjetë ministra dhe 36 zv. ministra.

Një veprim i tillë bie në kundërshtim me parimin e qeverisjes së mirë dhe me orientimin paraprak të Qeverisë për reformimin e administratës së saj shtetërore (projekti “Fridom”).

Raporti i tensionuar me misionet dhe institucionet ndërkombëtare (FMN, EULEX dhe ICO) është një dështim tjetër në qind-ditshin e Qeverisë “Thaçi 2”.

Në rastin e tensioneve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pas vendimit për rritjen e pagave në sektorin publik, qeveria “Thaçi 2” është duke e rrezikuar seriozisht përjashtimin e Kosovës nga programet e FMN-së.

Po ashtu, Qeveria “Thaçi 2”  në dy muajt e parë (mars-prill) nga 50 vendime sa ka marrë, asnjëri prej tyre nuk ka qenë në kuadër të fushës së luftës kundër korrupsionit.

Madje, korrupsioni sipas Fol nuk ka qenë as në fokus i debatit publik për shkak të zhvillimeve në zgjedhjen e institucioneve, dialogut me Serbinë dhe raporteve tensionuese më ndërkombëtaret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)