23 Prill 2024

Tahiri viziton Malin e Zi

Prishtinë, 28 qershor  -Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, sot udhëtoi për një vizitë zyrtarë në Malin e Zi, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shtetit malazez.

 
Në qeverinë e Malit të Zi, zëvendëskryeministrja Tahiri do të pritet nga zëvendëskryeministri Dushko Markoviq si dhe do të ketë takime në Parlamentin e këtij shteti.

 
Zëvendëskryeministrja Tahiri, po ashtu, do të vizitojë Komunën e Ulqinit, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, z. Gezim Hajdinaga.

Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimeve rajonale, avancimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe njohja me rrjedhat e dialogut teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë.

 Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, zëvendëskryeministrja Tahiri, më 30 qershor, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore në cilësinë e Kryetares së këtij Lobi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)