25 Prill 2024

Tahiri përfundon vizitën jashtë shtetit

Prishtinë, 25 tetor - Në përmbyllje të vizitës së saj në Vjenë, ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, Edita Tahiri, u prit në Akademinë Federale për Administratë Publike të Austrisë dhe në Zyrën e Statistikave të Austrisë.

Në takim me drejtorin e Akademisë Federale për Administratë Publike të Austrisë,
Klaus Hartmann u bisedua për vizionin dhe përvojat e Austrisë në reformën e administratës publike.

Drejtori Hartman bëri një prezentim të gjerë të punës së Akademisë në përgatitjen dhe avancimin e kapaciteteve të administratës publike, duke vënë theksin në shkollimin dhe trajnimet, si dhe bashkëpunimin me institucionet akademike.

Ai foli në veçanti për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve administrative në kontekst të integrimeve evropiane dhe fushave tjera të qeverisjes.

Nga ana e saj ministrja Tahiri, njoftoi për angazhimet e MAP-it për reformën e administraës publike dhe vizionin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një administrate publike të qëndrueshme dhe moderne, duke vënë theksin e veçantë në progresin e reformave programore e filozofike si dhe të qeverisjes elektronike.

Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes IKAP-it dhe Akademisë Austriake për Administratë Publike dhe kërkoi mbështetje nga  Hartman për përfshierjen e Kosovës në EUPAN, si rrjetë i të gjitha insititcioneve evropiane për administratën publike. 

Në vizitën e saj në Zyrën e Statistikave të Austrisë, ministrja Tahiri u prit nga drejtori Konrad Pesendorfer, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e statistikave.

Drejtori Konrad njoftoi për përgatitjet e Austrisë për regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, duke vënë në pah metodologjitë bashkëkohore për zbatimin e regjistrimit, të cilat në fakt tejkalojnë regjistrimin klasik derë me derë dhe bazohen në të dhënat e regjistrave zyrtarë të fushave të ndryshme, që krijojnë burime të dhënash për indikatorët e regjistrimit të popullsisë.

Në këtë takim të gjatë, ministrja Tahiri duke shprehur admirimin për arritjet e kësaj zyreje, foli për përgatitjet e MAP-it dhe ESK-së për përgatitjen sa më të mirë të  regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

“Në këtë periudhë ne kemi arritur të përmbushim të gjitha kriteret që ndërlidhen me përgatitjet për regjistrimin dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Monitorim tashmë kemi marrë vlerësime pozitive dhe dritën e gjelbër për mbajtjen e regjistrimit në prill të vitit 2010”, ka thënë ministrja Tahiri me këtë rast. Në takim, të dyja palët u akorduan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e statistikave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)