31 Korrik 2021

Tahiri e Hoxha vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Prishtinë, 3 mars - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj udhëtuan sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit, si dhe të Kongresit Amerikan.

Zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Ministrin Hoxhaj do të takohen me zëvendëssekretarin e shtetit, James B. Steinberg.

Po ashtu zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Ministrin Hoxhaj do të mbajnë një ligjëratë në Qendrën për marrëdhënie transatlantike në Universitetin Johns Hopkins me temën:

“Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj”, moderuar nga Daniel Server, ish zyrtar i lartë i Departamentit të shtetit, si dhe mësimdhënës në ketë universitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)