25 Prill 2024

Suedia përkrah Kosovën në proceset integruese euroatlantike

Prishtinë, 19 prill - Ambasadori suedez e përgëzoi presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu gatishmërinë e Suedisë për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në proceset integruese euroatlantike. Ambasadori Wahlund theksoi mbështetjen e vendit të tij për dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja.
 
Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart ndihmën që Suedia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e saj si dhe për procesin e përafrimit të vendit me BE-në. Ajo tha se Kosova kërkon marrëdhënie kontraktuale me BE-në që do të ndihmonte vendin në adresimin e sfidave aktuale dhe vazhdimin e procesit të reformave.
 
Presidentja Jahjaga tha se dialogu me Serbinë është plotësisht teknik dhe se dëshiron që të shoh një proces të suksesshëm i cili do të ndihmonte në përafrimin e të dyja vendeve me BE-në. Ajo tha se çështja e veriut të Kosovës është çështje që ndërlidhet me sundimin e ligjit dhe theksoi se ndarja e Kosovës dhe çfarëdo riaranzhimi i brendshëm nuk është opsion, meqë do ta destabilizonte gjithë rajonin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)