07 Maj 2021

Studentët e Gazetarisë prezantojnë ndikimin e lajmeve të rreme tek audienca

Prishtinë, 3 maj - Me rastin e shënimit të 3 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, do të organizojnë diskutim virtual me temë “Nevoja për edukim medial në kohën e pandemisë”.  

Ata do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet dhe analizat e tyre lidhur me ndikimin e lajmeve të rreme tek audienca kosovare gjatë pandemisë, besueshmërinë e publikut në televizion, mediat online dhe rrjetet sociale gjatë pandemisë, qasjen e audiencës karshi vaksinës dhe besueshmërinë ndaj teorive konspirative, ndikimin e imazheve televizive rreth Covid 19 tek audienca etj.   

Diskutimi mbahet sot nga ora 10:00 përmes platformës Google Meet. Linku për qasje: https://meet.google.com/csq-xpdh-tzq 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)