06 Gusht 2021

Strategjia e qeverisë për veriun e rëndësishme për serbët

Prishtinë, 10 shkurt - Strategjia e qeverisë dhe EULEX-it për veriun e Kosovës është shumë e rëndësishme për serbët. Kështu deklaroi sot kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, sipas të cilit, krijimi i komunës veriore të Mitrovicës, është alternativë që do të funksiononte më mirë se sa aktualisht.

 

Krasniqi deklaroi, se nëse një pjesë e serbëve nuk pranojnë të jetojnë në pjesën veriore dhe mendojnë të ndahen, atëherë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, do të jenë gati të bashkohen me Kosovën.

Edhe Presidenti Sejdiu, në një intervistë ekskluzive për Radion Deutsche Welle, thotë se në veri të Kosovës edhe më herët ka pasur hapësirë që të veprohet: “Ka pasur hapësirë dhe mundësi që të veprohet edhe më herët. Kemi kaluar dhjetë vjet të plota dhe sidomos në periudhën e administrimit të Kombeve të Bashkuara është dashur që të ketë projekte më të drejtpërdrejta në kuptimin integrues të qytetarëve dhe në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve në radhë të parë edhe jetësore të tyre”.

Po ashtu, sipas presidentit Sejdiu, ka qenë një vonesë e paarsyeshme e shtrirjes së misionit EULEX me të gjitha kapacitetet në veri të Kosovës. “Por, them se veprimet e tashmë janë inkurajuese dhe strategjia për veriun është në të njëjtën linjë me angazhimet edhe kosovare edhe ndërkombëtare për të vënë rend dhe ligj në këtë pjesë të Kosovës”.

Sipas presidentit Sejdiu tash është e rëndësishme që të zbatohet strategjia për veriun dhe për këtë kërkohen veprime energjike: “Zbatimi i strategjisë për veriun nuk duhet të bëhet në mënyrë të dhunshme, sepse do të ishte kundër njerëzve të Kosovës, mirëpo, e them se duhet të shkohet në mënyrë energjike për të vënë rend dhe ligj dhe ata që janë përgjegjës për veprat e kryera natyrisht të përgjigjen para ligjit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)