26 Prill 2024

Stjernvall konfirmon thellimin e bashkëpunimit mes Finlandës dhe Kosovës

Prishtinë, 28 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj.Pija Stjernvall, e cila e ka uruar për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe për konstituimin e institucioneve të vendit, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ambasadorja Stjernvall po ashtu i vlerësoi shumë të dobishme marrëdhëniet e deritashme në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të shtetit të saj me Republikën e Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për ballafaqimin me pandeminë, si prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore, si dhe mbështetjen e domosdoshme rreth sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e Finlandës ndaj shtetit tonë në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)