26 Prill 2024

Steinberg: Kosova e pavarur, forcë për stabilitet në rajon

Washington, 30 shtator - Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë një forcë për stabilitet në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e saj të para si shtet i pavarur.

Steinberg i bëri komentet në prag të vizitës së tij në Bosnje, Serbi dhe Kosovë. Ai tha se gjatë vizitës do të bisedojë edhe rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Steinberg theksoi se me gjithë vështirësitë në këto marrëdhënie, ekzistojnë mundësi për të punuar në mënyrë pragmatike lidhur me një pjesë të problemeve.

Ai tha se një prej çështjeve për të cilën ai dëshiron të bisedojë është se si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe se si mund të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.

Me gjithë mosmarrëveshjet zyrtare, tha Steinberg, ekzistojnë interesa të përbashkëta prandaj gjatë vizitës do të bisedohet në mënyrë pragmatike për shtimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të inkurajuara për faktin që fqinjët e Kosovës po ndërmarrin hapa pozitive ndaj shtetit të ri duke vendosur marrëdhënie diplomatike dhe duke shkëmbyer ambasadorë me Kosovën si në rastin e Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Kjo, tha Steinberg, flet për një kuptim praktik në Ballkan lidhur me të ardhmen e Kosovës. Shtetet e Bashkuara, tha ai, dëshirojnë të shohin që kosovarët të gëzojnë po ato përfitime që mund të kenë edhe vendet e tjera në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)