28 Mars 2024

Steinbach përfundon misionin si ambasador në Kosovë

Prishtinë, 11 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach.

Me këtë rast Steinbach e falënderoi kryekuvendarin Krasniqi për pritjen, si dhe për bashkëpunimin shumë të frytshëm në mes Parlamentit dhe Ambasadës gjermane.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e legjislacionit, ai vlerësoi lart punën rreth miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisarit.

Ambasadori gjerman u shpreh se Kosova tashmë ka arritur stabilitetin e vet si shtet. Në përmbyllje të fjalës së tij, Steinbach,  tha se marrëdhëniet në mes Gjermanisë dhe Kosovës janë shumë të mira dhe do të forcohen edhe më.

Kryetari i Kuvendit Krasniqi e falënderoi  ambasadorin gjerman për ndihmën që dha në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si  dhe të institucioneve tjera të vendit, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Gjermanisë, do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)