19 Prill 2024

Sot priten qendrimet e partive për mocionin

Prishtinë, 1 nëntor - Subjektet politike në Kosovë pritet që gjatë ditës së hënë të marrin qëndrimin për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë, që do të paraqitet në seancën e së martës në Kuvend.

Dy forcat më të mëdha politike në vend, që kanë prishur koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK, do të mund ta përcaktojnë vendimin për mocionin, shkruan BBC.

Pavarësisht pohimeve të Lidhjes Demokratike se teksti i mocionit të votëbesimit është i papranueshëm për të dhe nuk i përgjigjet, siç thotë, realitetit politik në vend, mund të ndodh që një pjesë e deputetëve nga radhët e saj ta votojë mocionin duke i dhënë mundësi kërkesave për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në dhjetor të këtij viti.

Ndërkohë, Partia Demokratike megjithëse ka deklaruar se nuk mban asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar institucionale, ka lënë të kuptohet se mund t’i japë votat e nevojshme për mocion votëbesimi, duke rrëzuar qeverinë që ajo aktualisht udhëheq vetë.

Vëzhgues të mirë të situatës thonë se kjo do të shënonte precedentin e parë në një vend demokratik, kur partia në pushtet do të votonte kundër vetvetes, pavarësisht situatës së krijuar politike.

Aktualisht, kundërshtare e fuqishme e mocionit të votëbesimit që u paraqit në Kuvend nga AKR, është AAK në opozitë.

Nëse mocioni i votëbesimit do të kalojë me 61 vota të nevojshme, që do të mundësonte rrëzimin e qeverisë, vendi do të futej në një krizë të re duke e zhvendosur datën e zgjedhjeve nga 13 shkurti i vitit të ardhshëm, diku nga mesi i dhjetorit të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)