29 Mars 2024

Sot nis raundi i katërt i bisedimeve teknike Kosovë - Serbi

Prishtinë, 17 maj - Sot dhe nesër, në Bruksel do të mbahet raundi i katërt i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë.

Në fokus të këtij raundi të dialogut do të jenë vazhdimi i bisedimeve për temat në agjendë të raundeve të kaluara, regjistrat civile dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore.

Në këtë raund do të hapen edhe dy tema të reja, ajo e trashëgimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.

Edhe në këtë raund sikurse edhe në tri raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do ta shpalos dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës i prin zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Në delegacion marrin pjesë edhe Lirim Greiçevci - këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka – këshilltar i lartë politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj – këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri, Edi Shukriu - kryetare e Këshillit për Trashëgimi Kulturore, Vjollca Aliu - drejtoresh e departamentit për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës, Pajazit Nushi - koordinator i Ministrisë së Drejtësisë për të çështjen e të pagjeturve, Glybehare Llapi - zyrtare nga Ministria e Arsimit, Qemajl Marmullakaj - Zyrtar i lartë për planifikim të politikave. 

 

Ndërkaq opozita në Kosovë thotë se bisedimet janë në favor të Serbisë dhe Kosova nuk do të ketë asnjë përfitim prej tyre në këtë periudhë kur Beogradi refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës dhe kontrollon një pjesë të territorit të saj me strukturat paralele.

Por, udhëheqësit e qeverisë besojnë se fundi i bisedimeve do të shënojë edhe një hap drejt forcimit të paqes në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)