20 Prill 2024

Sllovenia përkrah Kosoven për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, ambasadorin e Sllovenisë në  Kosovë, Jozhef Hlep.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.

Ndërsa ambasadori Hlep shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Sllovenisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e  integrimit evropian dhe  liberalizimin e vizave.

Ambasadori slloven, Hlep e njoftoi ministrin Rexhepi për vizitën e ministres së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kreasal që do t’i bëjë Kosovës në fillim të muajit maj të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)