25 Prill 2024

Sllovenia e interesuar që të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën

Prishtinë, 7 shtator - Në takimin e parë me ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq, në të cilin kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje, u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për vullnetin dhe fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij dhe liderëve të tjerë gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen. Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, tha ndër të tjera kryeministri në takim.

Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të dyanshme për njohjen e patentshoferëve, sikurse edhe të pensioneve dhe sigurimeve sociale, shtoi kryeministri.

U bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta të virusit.

Znj. Benedejqiq e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe mikpritjen. Ajo e uroi për punën e Qeverisë gjatë këtyre 166 ditëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e kryeministrit Kurti për reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe të progresit ekonomik.

Ambasadorja Benedejqiq theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të nxisë bashkëpunimin në fushat të ndryshme dhe me interes të përbashkët. 


 


 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)