07 Maj 2021

Sllovenia do të mbështesë Kosovën në integrimin euro-atlantik

Prishtinë, 12 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj. Ambasadori ia dorëzoi Kryeministrit personalisht letrën e urimit nga Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe uroi kryeministrin për mandatin e fituar.  

Ambasadori Bertoncelj theksoi se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik.

Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin duke çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë.

Ai theksoi se Sllovenia përveçse vend mik është edhe partner strategjik i Kosovës. Duke folur për procesin e integrimit evropian, Kryeministri vlerësoi faktin që Sllovenia do të udhëheqë me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
 
Përkushtimi për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë është i dyanshëm, u tha në fund të takimit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)