19 Prill 2024

Shqyrtohet projektligji për drejtat e ish-të burgosurve politikë

Prishtinë, 25 tetor - Në mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, komisioni përkrahu një varg projektligjesh me amendamente të komisioneve funksionale. U shqyrtuan propozim-amendamentet e grupit të punës në Projektligjin për të drejtat e ish-të burgosurve politikë.

Komisioni, në këtë mbledhje, të udhëhequr nga kryetari Bahri Hyseni, konstatoi se raportet me amendamente të komisioneve funksionale në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës, në Projektligjin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, në Projektligjin për metrologjinë, në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe në atë për tregtinë e mallrave strategjike, janë në harmoni me Kushtetutën dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, duke i proceduar për në instanca të tjera të Kuvendit.

Anëtarët e komisionit i trajtuan gjerësisht propozim-amendamentet e grupit të punës në Projektligjin për të drejtat e ish-të burgosurve politikë, në përpjekje për ta bërë sa më funksional projektligjin, hartimi i të cilit vjen si iniciativë për ta rregulluar statusin dhe përcaktuar të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë së Kosovës.

Tutje, u shqyrtua kërkesa e grupit joformal të grave të Komunës së Fushë – Kosovës për zgjatjen e pushimit të lehonisë në 12 muaj dhe u dakordua që rreth kësaj çështje të pritet rekomandimi i komisionit funksional në Projektligjin e Punës.

Komisioni shqyrtoi propozimin për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe konstatoi se anëtarët e propozuar i plotësojnë kushtet për tu emëruar. U vendos që Kuvendit të Kosovës t’i paraqitet rekomandimi për tu emëruar anëtarë të Këshillit Gjyqësor, këta kandidatë: Ibrahim Dobruna, Shadije Murat Gërguri dhe Miodrag Paviq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)