28 Mars 2024

Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën në lobim për njohje

Prishtinë, 12 prill - “Lobimi për njohje të reja për Republikën e Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në shumë iniciativa rajonale, si dhe në institucionet ndërkombëtare, janë fusha ku Republika e Shqipërisë mund të ndihmojë shumë dhe në këtë drejtim duhet një koordinim i vazhdueshëm mes institucioneve të të dy vendeve”, theksoi sot Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë një takimi me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Presidentja Jahjaga gjithashtu vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dy vendeve, që kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat, bashkëpunim ky që duhet të intensifikohet edhe më tej.

Nga ana e tij, ambasadori Islam Lauka përgëzoi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e re, duke i përcjellë edhe urimet e Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe duke shprehur bindjen se Presidentja e re e Kosovës do ta kryejë me shumë sukses këtë detyrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)