28 Mars 2024

Shoqëria Civile monitoron përzgjedhjen e anëtarëve të Ndërmarrjeve Publike

Prishtinë, 10 shtator - Zyra e Kryeministrit është në proces të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike si; Posta e Kosovës Sh.A., Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava Sh.A. Gjilan dhe Trepça Sh.A.

Në ditët në vijim komisionet rekomanduese të emëruara me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit do të fillojnë me shqyrtimin e CV-ve (aplikacioneve) të kandidatëve për anëtarë të bordeve drejtuese dhe do të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të kandidatëve për t’u intervistuar.

Me qëllim të rritjes së transparencës së këtij procesi, të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të regjistruara në Kosovë, janë ftuar nga Zyra e Kryeministrit që të monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve drejtuese të Ndërmarrjeve Publike të lartcekura.

Deri më tani, disa organizata të shoqërisë kanë emëruar përfaqësuesit e tyre dhe kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje në  monitorim të  këtij procesi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)