29 Mars 2024

Shoqata “Vatra” në shërbim të gjithë kombit

Prishtinë, 27 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryetarin e Shoqatës “Vatra” nga Amerika, Gjon Buqaj, dhe kryeredaktorin e gazetës ”Dielli”(organ i Shoqatës “Vatra”), Dalip Greca.

“Ndihem krenar dhe shumë i lumtur që jam në Kosovë ku pata rastin të shohë  shumë ndryshime dhe të arritura”, tha kryetari i Shoqatës “Vatra” në fillim të takimit. Ai në vazhdim  falënderoi kryetarin Krasniqi për pritjen e ngrohtë që i bëri, dhe e njoftoi atë për angazhimet që bën shoqata në të mirë të komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë.

Me këtë rast, Buqaj në veçanti foli për përgatitjet që po bën Shoqata “Vatra” për kremtimin e 100-të vjetorit të saj. Po ashtu, Buqaj shprehu dëshirën e tij që me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, tek ne,  të organizohet kremte edhe për 100 vjetorin e themelimit të Shoqatës “Vatra”.

Buqaj në vijim tha se Shoqata “Vatra” me aktivitetet e saj  mbështesin integrimet ndërshqiptare.

Kryetari Krasniqi, ndërkaq, e falënderoi atë për vizitën, dhe vlerësoi lart punën e madhe 100 vjeçare të Shoqatës “Vatra”.  Në vijim, kreu i Kuvendit u shpreh: “Shoqata “Vatra” s’ka qenë në shërbim vetëm të komunitetit shqiptar që jeton në Amerikë, por në shërbim të gjithë kombit”, tha kryeparlamentari Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)