18 Prill 2024

Shënohet Dita Botërore për të Drejtat e Fëmijëve

Prishtinë, 20 nëntor - E shënuar çdo vit më 20 nëntor, në përvjetorin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Dita Botërore për të Drejtat e Fëmijëve është një ditë globale e aktivizmit me dhe për fëmijët, duke sjellë në qendër të vëmendjes çështjet kritike që prekin jetën e fëmijëve.
 
Për të demonstruar përkushtimin e vendimmarrësve për të dëgjuar fëmijët dhe për të monitoruar progresin drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Kosovës, Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve do të mblidhet me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve 2022.

Ky komitet siguron këshillimin dhe bashkërendimin e politikave shtetërore për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha fushat, sidomos në ato të arsimit, drejtësisë, shërbimeve sociale, shëndetësisë dhe kulturës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)