19 Janar 2022

SHBA mbështesin synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike

Prishtinë, 3 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseda u përqendrua rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.  

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.´»¿

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseda u përqendrua rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

Kryeministri Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.  

Gjatë bisedës telefonike u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

´»¿

​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)