20 Prill 2024

Server: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

Prishtinë, 22 tetor - Kosova duhet të shkojë në zgjedhje dhe t’i kryej ato me transparencë e në mënyrë demokratike, thotë eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Server. Ai thotë se institucionet që do të dalin nga këto zgjedhje do të përballen menjëherë me shumë sfida.

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin Daniel Server thotë se kriza politike në Kosovë do të tejkalohet, ashtu siç janë tejkaluar disa situata krizash. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të lira e demokratike.

Cilësia e procesit zgjedhor është shumë e rëndësishme dhe bashkësia ndërkombëtare do të mbikëqyrë se si Kosova do t’i mbajë zgjedhjet pas kësaj situate, thotë Server në një intervistë për RTK-në.

Eksperti amerikan thotë se nga institucionet që do të dalin nga zgjedhjet transparente dhe demokratike do të varet edhe zgjidhja e shumë sfidave, siç është edhe kërkimi i njohjeve të reja.

Server thotë se procesi i njohjeve nuk është i lehtë, sepse shumë shtete nuk e kanë të lehtë të marrin një vendim të tillë.

Madje ai thotë se edhe diplomacia serbe ka arritur të bëjë efektin e kundërt te disa shtete që mund të kenë ndikime indirekte te vendet tjera. Prandaj kjo duhet të balancohet me përfaqësimin e njerëzve të Kosovës në kryeqytete të vendeve të ndryshme të botës.

Ai përmend edhe procesin e bisedimeve me Serbinë, për të cilin thotë se nuk është aspak i lehtë.

Ekzistojnë çështje të transportit, tregtisë, e shumë gjëra tjera që duhet të përcaktohen në një kornizë diskutimi. Pra nuk janë bisedime të rëndomta, ato duhet të jenë të përgatitura mirë dhe duhet të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë ka thënë eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Server .

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)