26 Prill 2024

Serbisë po i bëhet presion për njohje të Kosovës

Beograd, 26 qershor - Shefi i ekipit shtetëror serb për dialog me Kosovën, Borislav Stefanovic, ka deklaruar se Serbia është e gatshme të mbrojë interesat e veta dhe pa nervozë të shikojë në presionet e qarqeve të caktuara, të cilat dërgojnë mesazhe se është e domosdoshme njohja e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës dhe kandidatura e Serbisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, janë dy procese të ndara.


“Ekzistojnë presione nga qarqe të caktuara, na dërgojnë mesazhe se duhet ta pranojmë Kosovën nëse e dëshirojmë anëtarësimin në BE, por kjo është një pjesë e procesit në të cilin ne nuk shikojmë me nervozë, por me përgatitje të plotë të mbrojmë interesat tona”, ka thënë Stefanovic për televizionin Palma plus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)