28 Mars 2024

Serbia t’i zgjidhë problemet me Kosovën, pastaj në BE

Bruksel, 25 qershor - Eurodeputeti dhe kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Evropian, Johannes Swoboda, i ka bërë thirrje Beogradit ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës dhe të tregojë më shumë përkushtim në zgjidhjen e problemeve me palën kosovare.


Sipas tij, e ardhmja e të dyja vendeve dhe e rajonit në tërësi, do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian - proces i cili, siç tha ai, nuk do të mund të finalizohet nëse Prishtina e Beogradi nuk i përmirësojnë raportet ndërmjet vete, dhe nëse vendet e rajonit nuk i përmbushin kriteret e nevojshme.

Në një debat me temën “Evropa mes teje dhe meje”, i cili u mbajt të shtunën në Prishtinë, Swoboda tha se zgjidhjet për shumë probleme që shteti serb ka me Kosovën, mund të gjenden në kuadër të dialogut aktual ndërmjet palëve. Eurodeputeti austriak e cilësoi të paqëndrueshme deklaratën e kryeministrit serb, Mirko Cvetkovic, sipas të cilit, pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nuk mund të keni një reagim pozitiv, po qe se nuk keni marrëveshje ndërmjet vete për çështjet bazike në bisedimet me Kosovën. Nëse nuk gjeni mënyra për të ecur përpara, veçanërisht nga ana serbe, nuk mund të imagjinoni që ne t’ju themi: ‘Ejani brenda, keni probleme të mëdha dhe bëni probleme me Mitrovicën dhe të tjera’. Jo!”, ka thënë Swoboda, ndërsa citon Radio Evropa e Lirë..

Ai ka thënë se modeli i Tirolit Jugor mund të jetë një zgjidhje eventuale për problemin rreth veriut të Mitrovicës. “Njerëzit më të lumtur në Evropë sot, mund të them se janë ata të Tirolit Jugor. Ata gëzojnë përfitimet më të mëdha nga Italia, nga Austria dhe nga Bashkimi Evropian. Diçka e ngjashme me këtë duhet të gjendet për Mitrovicën brenda Kosovës - gjë që duhet të pranohet nga Serbia e Kosova”, ka shtuar Swoboda.

Ndërkaq, ai hodhi poshtë idenë e ndarjes së Kosovës, zbatimi i të cilës, sipas tij, do të mund të prodhonte efektin e ashtuquajtur domino edhe në Maqedoni, Bosnjë dhe në vende të tjera të rajonit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)