16 Tetor 2021

Serbia të krijojë marrëdhënie të mira me Kosovën

Bruksel, 3 mars - Drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën duke rikujtuar faktin, se kjo gjë është potencuar edhe në Raportin e progresit të vitit të kaluar që i është dorëzuar Beogradit zyrtar.

"Vetëm mund ta përsëris atë që është thënë vjet në raportin e tetorit që bënte fjalë për avancimin e bashkëpunimit, ku kemi konstatuar se raportet e mira fqinjësore janë ai përparim që duhet bërë", ka thënë Mirel gjatë një takimi me gazetarët në Beograd.

"Në mënyrë të veçantë në këtë raport kemi cekur dhe tash po e përsërisim, se duhet të pranohen pikat doganore në Kosovë", ka thënë Mirel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2021

- Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Zyrat e KDI-së, rruga “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për Zgjedhjet Lokale 2021. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon në bashkëpunim me KPP ‘Gani Maloku’ kanë paraparë organizimin e turneut të dytë memorial të veteranëve në nder të Gani Malokut.. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 14:00)