29 Mars 2024

Serbia nuk ka fuqi të ndalë njohjet e Kosovës

Beograd, 26 qershor - Bashkimi Evropian nuk do të mund ta kushtëzojë Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës si parakusht për t’u anëtarësuar, sepse as pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën- ka deklaruar shefi i katedrës për politikë evropiane në Universitetin George Mason në SHBA, Desmond Dinan.

Gjatë një ligjërate në Fakultetin e shkencave politike në Beograd, Dinan e ka bërë të qartë se Serbia nuk e ka fuqinë për të penguar njohjet e reja të Kosovës.

Sipas tij, nga Serbia do të kërkohen marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën që mund të jetë një zgjidhje, por ai thotë se BE nuk do ta parashtrojë kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës para qeverisë në Beograd.

“Kina ka thënë se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të gjithë ata që do ta njohin pavarësinë e Tajvanit- pastaj kemi parë disa vende duke u tërhequr nga njohja. Kina është e fuqishme, por Serbia nuk ka fuqi ta bëjë këtë”, ka thënë Dinan

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)