29 Mars 2024

Serbia do ta njohë Kosovën pas disa vitesh

Prishtinë, 26 qershor -  Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo do të ndodhë pas shumë vitesh- ka deklaruar ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, gjatë vizitës së tij në Graçanicë.

“Një ditë Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo ditë është ende në të ardhmen e largët. Nevojiten shumë vite që ndonjë konflikt historik të zgjidhet, madje dekada”, ka thënë Schwarzenberg, duke përkujtuar se madje edhe Mbretëria e Bashkuar ka njohur SHBA-të.

Shefi i diplomacisë çeke e ka mbështetur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike.

“Shpresoj që dialogu të jetë i drejtë dhe i suksesshëm, sepse është shumë i rëndësishëm për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, citon RIA Novosti fjalët e Schwarzenberg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)