19 Prill 2024

Serbët e Mitrovicës veriore me dokumente të Kosovës

Mitrovicë, 11 prill - Zyra e Shërbimit Civil në Lagjen e Bonjakëve në veri të Mitrovicës po vazhdon të jetë funksionale në lëshimin e dokumenteve të Kosovës edhe për qytetarët serbë, deri në themelimin e komunës së re, e cila sipas zyrtarëve qeveritarë, pritet të jetë funksionale deri në fund të këtij viti.

Qeveria e Kosovës, ndërkaq, konsideron se bisedimet e nisura me Beogradin mund të ndihmojnë në realizimin e procesit të decentralizimit, i cili duhet të shtrihet edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zyra e Shërbimit Civil, e themeluar vitin e kaluar në Lagjen e Bonjakëve, vazhdon të lëshojë dokumente të Republikës së Kosovës, duke filluar nga certifikatat e lindjes, të vdekjes, letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë për të gjitha komunitetet. Sipas përfaqësueseve të kësaj Zyre, numri më i madh i qytetarëve që marrin dokumente në këtë zyrë është ai i komunitetit serb, duke pasuar nga ai bonjak dhe shqiptar.

Nga ana tjetër, Beogradi krijimin e komunës së re në veri të Mitrovicës e konsideron si provokim për qytetarët e atjeshëm. Oliver Ivanoviç, sekretar shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, ka pohuar se themelimi i kësaj komune përveç se është një provokim, mund të nxisë edhe reagime.

Mirëpo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Sllobadan Petroviç mendon të kundërtën, duke thënë se rezultatet fillestare të procesit të decentralizimit në Gracanicë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh janë shembulli më i mirë për qytetarët e veriut që ata të besojnë në procesin e decentralizimit dhe në dobinë që ky proces sjell në kualitetin dhe sigurinë e jetës së tyre.

Sipas tij, pa krijimin e komunës së re në veri nuk mund të ketë as shtrirje të autoritetet të institucioneve të Kosovës, pasi siç ka pohuar ai, Zyra Ndërlidhëse Civile në Lagjen e Boshnjakëve është mjaft e cunguar si nga stafi ashtu edhe me resurse të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)