20 Prill 2024

Sekretari i Jashtëm William Hague i shkruan Ministrit Hyseni

Prishtinë, 25 maj - Në përgjigje të letrës së urimit që Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i kishte dërguar me rastin e emërimit në postin e Sekretarit të Jashtëm, Sekretari i Jashtëm Britanik William Hague, i ka shkruar Ministrit Hyseni, duke e siguruar atë për angazhimin e vazhdueshëm në përkrahje të Republikës së Kosovës.  

Gjatë  muajve të ardhshëm do të shohim mundësi të mëdha për të konsoliduar më tej pozitën e Kosovës në  skenën ndërkombëtare, thuhet mes tjerash në letër, për të vazhduar me zotimin se, “Britania e Madhe mbetet përkrahëse e përkushtuar e ambicieve të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO.

Argumentet më të fuqishme për këtë vijnë nga dëshmimi i Kosovës në zbatimin e masave që ju sjellin më afër standardeve të BE-së. Ju inkurajoj që të mbani përqendrimin tuaj në sigurimin e vlerësimit pozitiv në raportin e progresit të Komisionit Evropian, i cili do të vijë në vjeshtë”. 

“Ju siguroj se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për shtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe për të përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare siç është BERZH-i”, thuhet më tej në letrën e Sekretarit Hague drejtuar Ministrit Hyseni, për të përfunduar: “me kënaqësi pres t’ju takoj sërish në takimin BE- Ballkani Perëndimor në Sarajevë me 2 qershor”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)